Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u takua me homologen nga Mianmari, Aung San Suu Kyi, ku ofroi zgjidhje për t'i dhënë fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar, raporton AA.
Në këtë takim u diskutua kriza në Arakan. Marsudi theksoi se janë të shqetësuar për krizën në Arakan (Rakhine) të Mianmarit dhe propozoi një zgjidhje e cila përbëhet nga 4+1 pikë.
Marsudi propozoi që të sigurohet paqja dhe stabiliteti, të shmanget dhuna, të mbrohet populli në rajon pa bërë dallime fetare apo racore dhe të lejohet ndihma humanitare.
Duke nënvizuar se këto katër elemente janë elementet thelbësore për të parandaluar rritjen e krizës humanitare dhe pasigurisë, Marsudi vuri në dukje se raporti i rekomandimit i dalë nga Komisioni Këshilldhënës i Arakanit, i kryesuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan duhet të përmbushet sa më parë.
Në takim po ashtu u diskutua edhe çështja e investimeve të Indonezisë që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit Arakan sa i përket shërbimeve shëndetësore, ekonomike dhe arsimore.
Pas takimeve në Mianmar, Marsudi do të udhëtojë për në kryeqytetin e Bangladeshit, Dakka për të diskutuar situatën e refugjatëve nga Arakani.
-
Nobelistja Karman thirrje lideres së Mianmarit: Ose fund dhunës, ose dorëheqje
-
OKB kërkon të rriten ndihmat në Mianmar
-
Suu Kyi flet për herë të parë pas krizës, thotë se gjendja në Mianmar nuk është siç po paraqitet
-
Johnson: Të ndalet dhuna ndaj myslimanëve në Arakan
-
“Presion diplomatik Mianmarit për shkak të dhunës ndaj myslimanëve"