Vendi që ka popullsinë më të madhe me myslimanë, Indonezia, ka ndaluar që shkollat publike të bëjnë të detyrueshme veshjen fetare, pasi u bë virale historia e një studenteje të krishterë të cilës iu bë presion për të mbajtur shami në klasë.
Vajza po ndiqte shkollën që kishte një rregull që të gjithë studentët duhet të mbanin shaminë islame.
Qeveria u ka dhënë shkollave 30 ditë afat kohor që të revokojnë rregullat ekzistuese lidhur me këtë çështje, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Indonezia, edhe pse një vend me shumicë myslimane, njeh zyrtarisht fetë e tjera, por ka shqetësime të mëdha rreth rritjes së intolerancës fetare.
Vendimi u nënshkrua në dekret të mërkurën dhe shkollat që nuk i përmbahen mund të përballen me sanksione.
-
Parlamenti austriak miraton ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla
-
Franca kthen në shtëpi nxënëset që shkuan në shkollë me veshje islame abaja
-
Në botën e madhe myslimane, komuniteti LGBTQ mbetet i margjinalizuar
-
Ndalimi i hixhabit, vendimi i Indisë thellon ndarjen ndërmjet komuniteteve të ndryshme
-
Shteti indian rihap disa shkolla pas mosmarrëveshjeve për hixhabin