Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo, tha presidenti i këtij vendi Joko Widodo.
Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore.
Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit.
Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.
Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara.
Projekti ambicioz do të kushtojë rreth 32.7 miliardë dollarë?./rel
Artikuj të ngjashëm
-
“Qyteti fantazmë” në zemër të xhunglës në Indonezi
-
54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë
-
“Punësimi në Kosovë” çon në arrestime në Nepal
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja
-
Shkon në të paktën 164 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë