Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Indikacionet për sulm mbyllin një qendër tregtare në Esen të Gjermanisë

Një qendër tregtare në qytetin Esen në Gjermani është urdhëruar nga policia që sot të mbetet e mbyllur, për shkak të “indikacioneve konkrete për sulm të mundshëm”.

“Gjendja aktuale e hetimeve tona tregon se kërcënimi është ekskluzivisht në qendrën tregtare”, thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jepen detaje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia i tha agjencisë së lajmeve DPA, se ka pasur indikacione se qendra do të ishte në shënjestër të terroristëve, prandaj është vendosur për mbylljen e saj.

Aktualisht, Gjermania është në gjendje të lartë alarmi pas sulmeve vdekjeprurëse të islamistëve radikalë në Francë dhe Belgjikë, dhe pasi një person nga Tunizia, të cilit nuk i ishte dhënë azil, me kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast i ka vrarë 12 vetë./rel