Lideri i partisë në pushtet Bharatiya Janata (BJP), Ram Nath Kovind, avokat 71-vjeç, i cili deri vonë ka qenë guvernator i shtetit lindor të Bihar, është zgjedhur sot presidenti i ri i vendit, njoftoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor.
Kovind fitoi 65,6 për qind të votave, duke mposhtur rivalen e tij, Meira Kumar, 72 vjeçe, ish-kryetaren e parë femër të Parlamentit në Indi dhe një ish-ministre federale e Partisë opozitare të Kongresit Kombëtar, raporton DPA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRam Nath Kovind është presidenti i dytë i Indisë që i përket komunitetit Dalit, pas KR Narayanan, i cili ka qenë president midis viteve 1997-2002.