India ka thënë se ushtarët e saj kanë parë lëvizje “provokative” nga ushtria e Kinës afër kufirit në rajonin Ladakh.
Komandantët e ushtrisë së të dyja shteteve janë takuar të hënën për të qartësuar situatën, ka thënë ministri i Drejtësisë së Indisë, transmeton KOHA. Ai ka shtuar se India është e përkushtuar për dialog, porse “është e determinuar të mbrojë integritetin territorial”.
Në njoftim thuhej se ushtria e Kinës të shtunën mbrëma kishin ushtruar lëvizje provokative për të ndryshuar status quon dhe se ka shkelur konsensusin e arritur më parë, raporton AP.
Nga Ministria e Jashtme e Kinës, Zhao Lijian, ka thënë se oficerët e kufijve po komunikonin për zhvillimet e fundit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ndërkaq, ministri indian nuk ka treguar se cila do të jetë përgjigja e tyre për këto veprime.
-
Përplasje të reja mes trupave kineze dhe indiane në zonën kufitare
-
India synon “zgjidhje të përhershme” të mosmarrëveshjeve kufitare me Kinën
-
Pakistani po rrit praninë ushtarake në kufi, thotë Ushtria e Indisë
-
Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit
-
Kina i bën thirrje SHBA-së “t’i ndalë provokimet”