India ka regjistruar rekord ditor të rasteve me koronavirus, me 78,761 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë ditore në botë, ndërsa qeveria vazhdon të lehtësojë masat pandemike.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 948 të vdekur, të dielën, duke e çuar numrin total në 63,498, raporton AP.
India ka raportuar për më shumë se 75,000 të infektuar për të katërten ditë me radhë.
Shifrat e fundit e kanë çuar numrin total të të infektuarve në mbi 3.5 milionë, teksa India ka filluar rihapjen duke lejuar sportet dhe ceremonitë fetare në kushte të kufizuara që nga muaji i ardhshëm, transmeton KOHA.
Artikuj të ngjashëm
-
India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit
-
India sërish me rekord, 3,980 të vdekur nga COVID-19 gjatë të enjtes