India të martën ka regjistruar 28 mijë e 204 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke regjistruar kështu ditën me më së paku raste që nga 16 marsi, sipas të dhënave zyrtare. Ndërkaq, Kina ka regjistruar 143 raste të reja më 9 gusht, që është më e larta që nga 20 janari.
Në Indi shifra totale e të prekurve ka arritur në 32 milionë, ndërsa deri tash kanë vdekur 428 mijë qytetarë. Vendi konsiderohet origjinë e variantit Delta që ka nisur të përhapet në gjithë botën.
Si shkak i këtij varianti raportohet se ka pasur rritje të rasteve të reja edhe në Kinë që konsiderohet vend origjinë i COVID-19.
Kina deri tash ka regjistruar 4636 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Shteti megjithatë nuk po vazhdon t’i regjistrojë si raste të konfirmuara, qytetarët që s’kanë shfaqur simptoma.
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron 333.533 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19
-
India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19
-
India shënon numrin më të ulët të të infektuarve me COVID-19 në 46 ditë