India ka regjistruar 94,372 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, të dielën, duke e çuar numrin në 4.75 milionë/
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1,114 të vdekur, me gjithsej 78,586, raporton AP.
Edhe pse infektimet në Indi po rriten më shumë se çdokund tjetër në botë, numri i të shëruarve po ashtu është rritur. Afër 70,000 raportohet se po shërohen çdo ditë gjatë shtatorit.
Ekspertët thonë se India duhet të shtojë testimet për shkak të popullsisë së madhe, transmeton KOHA. Tashmë ka arritur në vendin e dytë në botë nga numri i të infektuarve pas SHBA-së, teksa po testohen më shumë se një milion njerëz në ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit