Shifra e të infektuarve me koronavirus në Indi i është afruar gati 3.8 milionëshit, ndërsa shtetet në Indi kanë filluar të zbusin masat përkundër numrit të madh të rasteve.
Në Indi janë raportuar 78.357 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, duke çuar shifrën totale në 3.769.523. Ndërsa kanë vdekur 66.333.
Numri total i rasteve me koronavirus në Indi janë vetëm pas SHBA-së dhe Brazilit.
Kryeministri Narendra Modi, urdhëroi mbylljen në mars kur në Indi ishin më pak se 100 raste, duke marrë përgëzime për reagimin e shpejt.
Mirëpo rastet po vazhdojnë të rriten. Me trendin aktual po pritet të tejkalojë edhe Brazilin me raste.
Artikuj të ngjashëm
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit
-
Në Indi regjistrohen 375 mijë raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
-
India me rekord rastesh pozitive me koronavirus, mbi 310 mijë në 24 orët e fundit
-
Mbi 145 mijë raste të reja me COVID-19 në Indi brenda një dite
-
India për 24 orë regjistron 131 mijë të infektuar me koronavirus