Pakistani e India, që të dy shtetet kanë pohuar se kanë rrëzuar aeroplanë luftarakë të njëra-tjetrës, në një përshkallëzim dramatik të konfrontimit midis rivalëve bërthamorë.
Pakistan sot ka pohuar se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë të Indisë në hapësirën ajrore të saj dhe ka kapur dy pilotë, por prapë thotë se nuk “dëshiron të shkojnë drejtë luftës” me fqinjët e tyre, transmeton koha.net.
India në anën tjetër ka konfirmuar se ka humbur një nga aeroplanët e saj dhe ka pohuar se ka rrëzuar një aeroplanë luftarak të Pakistanit, në regjionin e Himalajave të Kashimirit.
Lexoni edhe: Rriten tensionet në Kashmir, Pakistani rrëzon dy avionë indianë
Për shkak të thellimit të krizës, Pakistani ka mbyllur hapësirën e saj ajrore “deri në njoftimin e ardhshëm”. Ndërsa në Indi së paku gjashtë aeroporte janë mbyllur, e zona hapësinore afër New Delhit është mbyllur për fluturime civile.
{gallery}
-
Ushtria e Pakistanit pretendon se ka rrëzuar 12 dronë të lëshuar nga India
-
Kryeministri pakistanez autorizon forcat e armatosura për “veprime përkatëse” ndaj Indisë
-
Rriten tensionet në Kashmir, Pakistani rrëzon dy avionë indianë
-
Armëpushim i brishtë mes Indisë dhe Pakistanit, Trumpi ofron më shumë ndihmë
-
India akuzon Pakistanin për shkelje të armëpushimit