Ushtria pakistaneze ka rrëzuar dy avionë të Forcave Ajrore të Indisë në hapësirën e Kashmirit si dhe kanë arrestuar një prej pilotëve.
BBC citoi zëdhënësin e ushtrisë pakistaneze, Maj Gen Asif Ghafoor, që deklaroi se njëri nga avionët është rrëzuar në pjesën që kontrollohet nga Pakistani, ndërsa tjetri në pjesën që kontrollohet nga India.
Të martën, India ndërmori sulme ajrore ndaj militantëve në Pakistan, përcjell KsP.
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm pasi një sulmi ndaj forcave indiane në Kashmir nga militantë pakistanezë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtria indiane njofton për sulme të Pakistanit në kufirin perëndimor
-
Ushtria e Pakistanit pretendon se ka rrëzuar 12 dronë të lëshuar nga India
-
Indi-Pakistan, dy fuqi atomike ballë për ballë
-
Kashmiri, çështja që çoi Pakistanin dhe Indinë në përleshje
-
India pohon të ketë rrëzuar një aeroplan lufte të Pakistanit