Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India i hedh në erë dy kulla të paligjshme

Dy kulla apartamentesh të larta në Indi u rrafshuan me tokë me një shpërthim të kontrolluar të dielën pasi gjykata e lartë e vendit i shpalli të paligjshme për shkelje të normave të ndërtimit. Ato u bënë strukturat më të larta të Indisë që u rrafshuan me tokë, raportoi AP-ja të dielën.

Më shumë se 1.500 familje liruan apartamentet në zonë, më shumë se shtatë orë përpara se kullat e larta gati 100 metra të shembeshin nga ndikimi i shpërthimit. Kullat 32-katëshe dhe 29-katëshe po ndërtoheshin nga një ndërtues privat në qytetin Noida në periferi të Nju-Delhit.

Rrafshimi u krye brenda pak sekondash, por pasoi një betejë gjyqësore 12-vjeçare midis banorëve në zonë dhe ndërtuesit, “Supertech Limited”.

 

Artikuj të ngjashëm