Të paktën 800 raste vdekjesh të tjera të lidhura me koronavirusin janë raportuar në Indi të enjten. Kështu, numri total i viktimave në vend shkon në më shumë se 35,500.
Tashmë India ka tejkaluar edhe Italinë për numrin e rasteve fatale si pasojë e Covid-19 dhe renditet vendi i pestë me më shumë viktima në botë, transmeton standard raportimet.
Po ashtu, India regjistroi një tjetër rekord të enjten, pasi me regjistrimin e 54,000 rasteve të reja ditore, numri total i të infektuarve në vend shkon në 1.6 milion.
Pra, ky është bilanci i tretë më i lartë në botë i viktimave.
India u fut në karantinë në fund të marsit dhe nisi procesin e rihapjes me faza në qershor. Të mërkurën, qeveria njoftoi për një raund masash të reja lehtësuese, që përfshinin hapjen e palestrave dhe hoteleve duke nisur që nga 5 gushtit.
Të premten, kryeqyteti Delhi njoftoi se do të rihapte hotelet, por palestrat do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
-
India regjistron mbi 72 mijë raste të reja me koronavirus
-
India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19
-
India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve