Rrjeti social Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha reklamat për aksesorë të armëve dhe pajisjeve mbrojtëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të ceremonisë së inaugurimit të Bidenit president më 20 janar.
Pas zhvillimeve të javës së kaluar kur mbështetësit e presidentit Donald Trump hynë dhunshëm në ndërtesën e Kongresit Amerikan, Facebooku po mendon të ndalojë reklamat si kasafortat për armë, jelekët apo këllëfët, shkruan Reuters.
“Ne tashmë i kemi ndaluar reklamat për armë dhe municion. Mirëpo tani ne do të ndalojmë po ashtu edhe ato për aksesorë të armëve”, kanë deklaruar nga Facebook.
Ky veprim i rrjetit të famshëm social vjen pak ditë pasi ishte vendosur po ashtu të bllokoheshin të gjitha ngjarjet që do të mund të mbaheshin pranë hapësirave ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të mërkurën që vjen.
-
Facebooku bllokon ngjarjet që mund të mbahen afër vendit të inaugurimit të Bidenit
-
Meta nis këtë vit testimin e mjeteve të përmbajtjes për reklamuesit
-
FB ndalon reklamat që delegjitimojnë rezultatet e votimit presidencial amerikan
-
Facebooku mundëson bllokimin e reklamave politike
-
Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori