Lideri i opozitës në Pakistan, Imran Khan, shpalli fitoren e partisë së tij Tehrik-e Insaf në zgjedhjet kombëtare që u mbajtën të mërkurën.
"Faleminderit Zotit, ne kemi fituar dhe kemi qenë të suksesshëm. Me dëshirën e Zotit, do të japim shembull", tha Khan në një fjalim televiziv.
Me gati gjysmën e votave të numëruara, partia e Khanit është në epërsi.
Por, partia që mban aktualisht pushtetin, Liga Myslimane e Pakistanit, dhe disa parti të tjera i hodhën poshtë rezultatet dhe thanë se ka pasur manipulim të madh me vota.
Kryekomisionari i Zgjedhjeve, Sardar Mohammad Raza, tha se "zgjedhjet kanë qenë 100% transparente dhe të drejta", por nuk dha afat të saktë se kur do të dalin rezultatet e plota.
Edhe
Protesta në Pakistan për parregullsitë zgjedhore
Gati 106 milionë qytetarë kanë pasur të drejtë vote për Asamblenë Kombëtare prej 342 ulësesh dhe për asambletë në provincat Khiber Paktunkva, Punxhab, Sind dhe Baluçistan.
Imran Khan, i shkolluar në Universitetin e Oxfordit, e ka çuar Pakistanin në fitore të Kupës Botërore në Kriket, në vitin 1992. Ai ka hyrë në politikë më 1996.