Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Imazhi i ri satelitor tregon pasojat e granatimit të teatrit në Mariupol

Ndërsa priten lajme për më shumë se 1000 njerëz që mendohet se janë bllokuar brenda rrënojave të teatrit të granatuar në Mariupol, një imazh i ri satelitor është shfaqur që tregon dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Imazhi, nga Maxar Technologies, tregon pasojat e granatimit të së mërkurës në Teatrin Rajonal të Dramës në Donetsk, për të cilin Ukraina fajëson Rusinë.

Imazhi tregon gjithashtu fjalën ruse për "fëmijë" të shkruar me shkronja të mëdha përpara ndërtesës.

Fjalët ishin të dukshme edhe para granatimit, siç tregon edhe fotografia e mëparshme nga Maxar.

Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të mbijetuarit në rrënojat e teatrit, me të paktën 130 të shpëtuar deri më tani, sipas autoriteteve.

Image
Teatri para granatimit