Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Imazhet satelitore tregojnë se po punohet në kufirin mes Egjiptit dhe Gazës

Imazhet satelitore tregojnë punë ndërtimore që po ndodhin përgjatë kufirit të Egjiptit me Gazën, që sipas raporteve po kryhen në përgatitje për strehimin e refugjatëve palestinezë, shkruan BBC të premten.

Burimet në Egjipt kanë thënë se po punohet për t’u ngritur një zonë e izoluar mbrojtëse që përmban rrethim me mure në provincën veriore të Sinait, në rast se Izraeli shkon përpara me ofensivën e planifikuar tokësore në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Sipas një raporti të publikuar nga një grup i të drejtave të njeriut, në zonë po ndërtohen mure të larta shtatë metra.

Egjipti ka mohuar publikisht të ketë bërë ndonjë përgatitje të tillë.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë gjithashtu se Izraeli “nuk ka ndërmend të evakuojë civilët palestinezë në Egjipt”.

Që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Egjipti ka thënë vazhdimisht se nuk do ta hapë kufirin e për refugjatët.

Edhe Egjipti përgatitet për refugjatë palestinezë, pastron zonën në kufirin me Gazën Botë Egjipti përgatitet për refugjatë palestinezë, pastron zonën në kufirin me Gazën

Egjipti ka mbajtur këtë qëndrim pjesërisht sepse nuk dëshiron të duket bashkëfajtore në zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve, por edhe për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe të sigurisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket i vendosur për ofensivën e madhe në Rafah - ku janë strehuar rreth 1.4 milionë njerëz - pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare.

Izraeli pretendon se forcat e Hamasit janë në qytet dhe duhet të “eliminohen”. Izraeli gjithashtu beson se pengjet izraelite - nga të cilët 130 janë ende të pagjetur - po mbahen atje.