Egjipti ka nisur të ndërtojë një muri dhe të pastrojë zonën në kufirin me Gazën, në rastin e “skenarit më të keq” të refugjatëve palestinezë.
Pamjet satelitore tregojnë ndërtimin duke u kryer rreth kufirit Egjipt-Gaza, derisa raportet thonë se një zonë neutrale po krijohet për t’i pranuar refugjatët palestinezë.
Imazhet nga Maxar Technologies tregojnë dhjetëra buldozerë dhe mjete lëvizëse që pastrojnë tokën në zonën pranë kufirit me Gazën.
Ndërkaq, Wall Street Journal (wSJ) ka verifikuar pamjet e ndërtimit të pjesshëm të një muri betoni rreth perimetrit të një zone toke të pastruar, me përmasa afërsisht tetë milje katrorë.
Pamjet janë marrë nga Fondacioni Sinai për të Drejtat e Njeriut, i cili në një postim në X citoi zyrtarët egjiptianë të thonë se tendat po përgatiteshin dhe zona mund të shërbente si një kamp për të akomoduar deri në 100,000 refugjatë.
Një ish-zyrtar egjiptian i tha WSJ-së se Egjipti ka të ngjarë të përgatiste një plan emergjence nëse palestinezët kalonin kufirin në rast të një ofensive izraelite në Rafah.
-
Imazhet satelitore tregojnë se po punohet në kufirin mes Egjiptit dhe Gazës
-
Nisin përgatitjet për rihapjen e pikëkalimit kufitar të Gazës në Rafah
-
Izraeli do të lejojë palestinezët të lëshojnë Gazën përmes Rafahut
-
Ushtria amerikane planifikon Gazën e ndarë në zona
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes