Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Imazhe satelitore nga shkatërrimi i Ukrainës

Kompania Maxar Technologies ka publikuar imazhe të reja satelitore, që tregon dëmet e shkaktuara nga bombardimet ruse dhe granatimet në një numër të qyteteve ukrainase.

Në imazhe shihet Hostomeli në periferi të Kievit, më pas qyteti verior Chernihiv, e po ashtu shtëpitë e shkatërruara në Moschun.

Mariupol është një qytet tjetër që është goditur rëndë nga forcat ruse. Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, ka treguar se afro 80 për qind e ndërtesave të banimit në qytet janë shkatërruar.

“Nuk ka mbetur më qendër qyteti. Nuk ka asnjë copë toke në qytet që nuk ka shenja lufte”, ka thënë Boichenko

Artikuj të ngjashëm