Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Imamit në Kabul i vendoset shpërthyes në mikrofonin e lutjeve, 3 të vdekur e 20 të plagosur

Foto: Reuters

Të paktën tre persona, përfshirë një imam xhamie, kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Kabul të Afganistanit, raporton Reuters.

Raportohet se shpërthimi ndodhi në xhaminë Al-Taqwa rreth orës 01:20, kur dhjetëra persona ishim mbledhur për të kryer rite fetare, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jan Agha, një zyrtar i policisë lokale, tha se bomba ishte vendosur në mikrofonin e përdorur nga imami Samiullah Raihan që udhëhoqi namazin e së premtes.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talebanët dhe luftëtarët e Shtetit Islamik bëjnë sulme të rregullta në kryeqytet.