Gjykata Supreme në Spanjë ka urdhëruar që ish-zëvendëspresidenti i Katalonjës, Oriol Junqueras të qëndron në paraburgim edhe për dy muaj, për shkak të rolit të tij në lëvizjen për pavarësi të këtij rajoni.
Në vendimin me shkrim, gjyqtarët kanë thënë ka rrezik që Junqueras të kryejë sërish veprat e njëjta nëse ai lirohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJunqueras akuzohet nga autoritetet spanjolle për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Ky vendim i Gjykatës Supreme spanjolle, do të bëjë të pamundur që Junquereas, të jetë i pranishëm në seancën e parë të Parlamentit të ri të Katalonjës, që është paraparë të mbahet më 17 janar.
Rajoni i Katalonjës, më 1 tetor 2017 mbajti referendumin për pavarësi. Ndonëse shumica votuan pro pavarësisë nga Spanja, autoritetet spanjolle nuk kanë njohur rezultatet e referendumit, të cilin Madridi zyrtar e ka quajtur të jashtëligjshëm.