Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I riu ia vë flakën vetes para Ambasadës amerikane në Kopenhagë

Një 18-vjeçar i ka vënë flakën vetes të premten përpara Ambasadës amerikane në kryeqytetin danez, Kopenhagë, njoftoi policia.

Shtetasi danez është dërguar në spital dhe është në vetëdije, njofton policia në Twitter. Gjendja e tij është stabile.

Agjencia daneze e lajmeve Ritzau raportoi se stafi i ambasadës informoi policinë për incidentin në mëngjes.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun ta bëjë këtë akt.