I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm.
Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë “frikë” dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik, transmeton REL.
Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz.
Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me burg për 39-vjeçarin.
Akilov do t'i adresohet gjykatës më 20 shkurt. Gjyqi pritet të zgjasë deri në maj, ndërsa vendimi do të merret muajin pasues.
Përgjegjësinë për sulmin në Stokholm nuk e ka marrë asnjë grup.
-
Sulmuesi i Stokholmit dënohet me burgim të përjetshëm
-
Në Suedi fillon procesi kundër një azilkërkuesi të akuzuar për terror
-
I dyshuari për sulmin në Stokholm pranon se po kryente akt terrorist
-
I arrestuari për sulmin në Stokholm, shprehu simpati për ISIS-in
-
Konfirmohet, sulmuesi në Stokholm ishte nga Uzbekistani