I arrestuari nga Uzbekistani për sulmin me kamion në Stokholm ku metën të vdekur katër persona, shprehu një simpati të madhe për Shtetin Islamik.
“I dyshuari ka shprehur simpati për organizatat ekstremiste, në mesin e tyre për ISIS”, tha shefi i operacioneve të policisë suedeze Jonas Hysing, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Dy prej të vdekurve ishin suedez, njëri qytetar britanik dhe tjetri nga Belgjika.
I dyshuari 39 vjeçar, i cili tanimë është arrestuar ishte i kërkuar nga Agjencia e Migracionit të Suedisë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Arsyeja për këtë është sepse në vitin 2014 ai ka kërkuar qëndrim të përhershëm në Suedi por që iu është refuzuar ndërkaq ai ka shpërfillur urdhrin e dëbimit.
Ndërkaq, policia është duke mbajtur në paraburgim edhe pesë persona tjerë të dyshuar, e deri tani ka intervistuar rreth 500 persona.
-
I dyshuari për sulmin me kamion në Stokholm e pranon fajësinë
-
Në Suedi fillon procesi kundër një azilkërkuesi të akuzuar për terror
-
Konfirmohet, sulmuesi në Stokholm ishte nga Uzbekistani
-
Policia gjermane arreston një person, po planifikonte sulm terrorist në tubimin pro-Izraelit
-
Një kosovar akuzohet në Gjermani për mbështetje të IS-it