Kryeministri ukrainas Oleksi Goncaruk ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një audio, ku ai ankohej për njohuritë e pakta në fushën e ekonomisë së presidentit të vendit Volodimir Zelenski.
Goncaruk, gjithsesi u justifikua me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se audio kishte krijuar në mënyrë artificiale përshtypjen se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin.
Ish-kryeministri tashmë, theksoi se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se ai kishte pranuar atë post për të zhvilluar programin e presidentit.
Në deklaratën e dorëheqjes ai tha se e kishte marrë vendimin për të hequr çdo dyshim për sa i përket respektit dhe besimit tek presidenti.
Nga ana e saj presidenca konfirmoi se kërkesa e tij për dorëheqje ishte dorëzuar/abcnews.
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Jep dorëheqjen një prej njerëzve më të afërt të Zelenskyt
-
Zelensky përballet me presion të madh: 5 gjërat kryesore që duhen ditur
-
Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta
-
Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës