Një i burgosur britanik ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në izolim. Robert Maudsley mendohet të jetë i burgosuri më jetëgjatë në Britaninë e Madhe, pasi ka kaluar 49 vjet pas hekurave.
I njohur brenda sistemit të burgjeve si “Hannibal the Cannibal”, Maudsley ka kaluar gati 45 nga ato vite - rreth 16 mijë ditë rresht - në izolim, sipas Daily Mirror.
Maudsley tani raportohet se ka tejkaluar rekordin botëror për kohën e kaluar në vetmi, duke kaluar 23 nga çdo 24 orë në qelinë e tij.
Rekordi ishte vendosur më parë nga i burgosuri amerikan Albert Woodfox, i cili vdiq gushtin e kaluar, gjashtë vjet pas lirimit të tij, pasi kishte kaluar 43 vjet në izolim, në një rast që është përshkruar si një nga gabimet më të këqija të drejtësisë në SHBA.
Maudsley, 69 vjeç, u burgos për vrasjen e John Farrellit në vitin 1974. Maudsley thuhet se ishte zemëruar pasi Farrell – i cili e kishte punësuar atë si punëtor për shërbime seksuale – zbuloi se ai kishte abuzuar më parë me fëmijë.
Maudsley kreu masakër me trupin e Farrellit, përfshirë çarjen e kokës në copa, siç u përshkrua më vonë nga dëshmitarët okularë.