Alternativa për Gjermaninë, një formacion ksenofob arriti për herë të parë të hyjë në Bundestag, duke marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e djeshme në Gjermani.
Kjo rritje përtej parashikimeve ka preokupuar jo vetëm forcat politike tradicionale, por dhe opinionin në Gjermani.
Menjëherë pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve, mijëra gjermanë kanë dalë në rrugë në një manifestim kundër ekstremistëve, me thirrjet “Jashtë nazistët, Berlini ju urren”. Rritja e së djathtës ekstreme ka shqetësuar edhe grupet kryesore hebreje në Gjermani, që shprehen të alarmuar.
Alternative për Gjermaninë, sipas analizave ka marrë mbi 1 milionë vota nga zgjedhës që 4 vjet më parë kishin votuar partinë e kancelares Merkel.