Botë

Hungaria ankohet se po diplomohen më shumë vajza se djem

Një fenomen “edukimi rozë” në Hungari që favorizon gratë mund ta rrezikojë ekonominë, të ulë shkallën e lindjeve dhe të vë në disavantazh burrat, thotë një raport.

Vajzat mbikalojnë në numër djemtë në arsimin e lartë në Hungari, sipas mbikëqyrësit ekonomik të parlamentit.

Autorët paralajmëruan se një rritje e vajzave të diplomuara mund t’i ulë prirjet e tyre që të martohen apo të kenë fëmijë, raportoi BBC të premten.

Përgjatë dekadës së fundit, raporti tha se më shumë vajza se djem ishin regjistruar në universitetet hungareze. Kurse numri i studentëve djem po ulej me shkallë të shpejtë dhe sugjeroi se profilizimi i profesionit të mësuesit si i të qenit për gruan, ka bërë që 82% e mësuesve të jenë gra.

Raporti gjeti po ashtu se “tiparet femërore” si pjekuria emocionale dhe sociale ishin të favorizuara në sistemin e edukimit të Hungarisë, që do të thotë se barazia gjinore “dobësohet dukshëm”.

Studiuesit thanë se ekonomia e Hungarisë mund të vihet në rrezik nëse “tiparet mashkullore” nënvlerësohen, ku listuan aftësitë teknike, ndërmarrja e rrezikut dhe sipërmarrjen.

Përmbajtja e raportit është kritikuar nga ekspertët e të drejtave të njeriut dhe politikanë hungarezë. Lydia Gall, mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut, tha se raporti ishte një goditje për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.