Shkaktari i humbjes së satelitit, i cili ishte lansuar nga fundi i nëntorit nga kozmodromi Vastochni ishte llogaritja e gabuar e navigacionit, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.
Rusia më 28 nëntor humbi kontaktin me satelitin, të cilin e lansoi disa orë më herët nga Lindja e Largët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Algoritmi i sistemit për navigim ka dhenë informacione të pasakta, pasi sateliti u nda nga raketa”, njofton Roskosmos.
Sateliti për këtë arsye ka kryer rotacion në drejtim të gabuar, gjë e cila çoi drejt humbjes së tij, transmeton KosovaPress.
Roskosmos shton se kjo është një situatë e pazakontë dhe se në pyetje nuk është kualiteti i konstruksionit të satelitit, por ishte gabim i softuerit.