Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hulumtuesja izraelite-ruse po mbahet peng në Irak që nga marsi

Një hulumtuese izraelite-ruse, që u zhduk në Irak në mars, po mbahet peng nga milicia shiite, ka thënë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton BBC.

Elizabeth Tsurkov, që po e kryen doktoratën në Universitetin e Princetonit në SHBA, po bënte hulumtime në Baghdad kur u kidnapua.

“Ne e mbajmë Irakun përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien e saj”, thotë Netanyahu.

Tsurkov, sipas Izraelit, po mbahet peng nga grupi “Kataib Hezbollah”.

Nuk ka specifikuar se cilat ishin kërkesat e grupit.

Edhe Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani Botë Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani

“Kataib Hezbollah” është një milicia e fuqishme shiite në Irak, që merr mbështetje financiare e ushtarake nga Irani.

SHBA-ja e ka shpallur organizatë terroriste që nga viti 2009.

Izraeli ka thënë se me çështjen “po merren palët relevante...për shkak të shqetësimit” për mirëqenien dhe sigurinë e Tsurkovit.

Iraku dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Javën e kaluar, parlamenti i Irakut kaloi një ligj që e shpall vepër kriminale çdo tentim për t’i normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, të cilin kurrë nuk e ka njohur.

Edhe Zhdukja misterioze e spiunit të dyshuar zbulon rrjetet e inteligjencës së Izraelit në Liban Botë Zhdukja misterioze e spiunit të dyshuar zbulon rrjetet e inteligjencës së Izraelit në Liban

Familja e Tsurkovit në një deklaratë ka thënë se “Qeveria e Irakut është përgjegjëse direkte për sigurinë e saj”.

Tsurkov ishte futur në Irak me pasaportën ruse, ka thënë zyra e Netanyahut.