Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) njoftoi se nga 25 gushti, pjesërisht apo plotësisht janë shkatërruar të paktën 354 fshatra myslimane në rajonin Rakhine (Arakan) të Mianmarit, raporton AA.
Myslimanët Rohingya të Arakanit me vitet të tëra janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti ballafaqohen me një valë të re të dhunës të cilën e ushtron ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin e HRW-së thuhet se gjatë tetorit dhe nëntorit në Arakan janë shkatërruar të paktën 40 fshatra, me çka numri i përgjithshëm i fshatrave të shkatërruara nga fundi i gushtit ka shkuar në 354.
“Gjatë dy javëve të fundit dhjetëra mijëra Rohingya të tjerë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh”, qëndron në raport.
Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të paktën 655 mijë myslimanë nga Arakani i Mianmarit.
Në raport thuhet se ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë vrasin myslimanët, përdhunojnë dhe abuzojnë me gratë, djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre.
“Minamari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi i cili është paralajmërues i procesit të kthimit të refugjatëve myslimanë në Arakan, kurse pamjet satelitore tregojnë se pikërisht brenda asaj jave janë djegur disa fshatra”, thuhet në raport.
Drejtori i HRW-së për Azinë, Brad Adams konsideron se nënshkrimi i këtij dokumenti është një mashtrim i radhës për opinionin të kryer nga qeveria e Mianmarit.