Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Houthi në Jemen mund ta sulmojë Izraelin

Krahu i armatosur i rebelëve houthi në Jemen ka kërcënuar me ashpërsim të sulmeve ndaj Izraelit nëse forcat izraelite vazhdojnë ofensivën në Gazë. Grupi i përkrahur nga Irani ka realizuar gjashtë sulme ajrore ndaj Izraelit qëkur nisi konflikti më 7 tetor.

Mirëpo të premten ka përfunduar armëpushimi dhe Izraeli ka vazhduar ofensivën në Gazë, teksa nuk është raportuar për sulme ajrore nga rebelët në Jemen. Ky grup ka deklaruar se nuk do të hezitojë të zgjerojë frontin dhe se do të realizojë sulme në det dhe tokë ndaj forcave izraelite.

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit ishte shtyrë deri të enjten.

Hamasi ka liruar tetë pengje izraelite në shkëmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë. SHBA-ja ka bërë thirrje për vazhdim të armëpushimit, teksa Izraeli ka insistuar se do të vazhdojë ofensivën tokësore deri në shpartallimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit.