Udhëheqësi i Huthëve të Jemenit, Abdul Malik Al-Houthi, ka thënë se grupi do t’i vazhdojë operacionet e tij hakmarrëse në mbështetje të popullit palestinez.
TheGuardian ka raportuar se lideri i Houthit është shprehur se “operacionet do të vijojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit”.
“Nëse ndodhin disa zhvillime gjatë muajit të Ramazanit, Houthi do të vazhdojë...Çfarë mizorie e shtyn një person të injorojë një tragjedi të madhe dhe të tmerrshme, gjenocidin dhe thirrjet e fëmijëve dhe grave për ndihmë...Operacionet tona do të vazhdojnë, me dëshirën e Zotit dhe aktivitetet tona do të vazhdojnë në pjesën më të madhe”, ka thënë ai në një fjalim nga kryeqyteti Sana’a.
Al-Houthi e ka lavdëruar popullin e Jemenit për organizimin e mitingjeve masive pro-Palestinës.
“Ata po ecin në rrugë të drejtë. Ata që nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim ndaj konfliktit në Gaza, në fakt kanë arritur në nadirin e mosbesimit dhe të pabesisë”, ka shtuar ai.
-
Ushtria izraelite po vazhdon sulmet kundër objektivave të Houthive në Jemen
-
Houthi zotohet të vazhdojë sulmet ndaj aeroporteve izraelite
-
SHBA-ja sulmon sërish Houthit në Jemen, shkon në 53 numri i të vdekurve
-
Houthit paralajmërojnë se do ta sulmojnë Izraelin në rast se rifillon lufta në Gaza
-
Nëse zbatohet armëpushimi në Gaza, Houthit thonë se do t’i ndalojnë sulmet