Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hong-Kongu pezullon vaksinën e Pfizerit

Hong-Kongu ka pezulluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë farmaceutike “Pfizer”, pasi që një pako e dozave të dërguara në vend ka shfaqur probleme me kapakët e shisheve.

Qeveria në Hong-Kongut ka njoftuar se pezullimi është bërë për shkak të ndërmarrjes së një hetimit rreth rasteve problematike të kurës së zhvilluar nga “Pfizeri”, në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”. Dy kompanitë kanë bërë të ditur se nuk ka bazë për të besuar se produkti është i pasigurt. Sidoqoftë, vaksinimi është ndalur si masë e sigurisë. Problemi me kapak është identifikuar vetëm në një pako të vaksinave. Ani pse 150 mijë doza të pakos së dyshimtë tashmë janë shpërndarë, zyrtarët kanë thënë se ato janë të sigurta për përdorim.