Publikimi së fundmi i një dokumenti arkivor ka hedhur dritë në adresimin e “perdes së hekurt” të liderit të kohës së luftës
Ishte një fjalim që elektrizoi botën, që ngërthente një shprehje që karakterizonte epokën politike që pasoi Luftën e Dytë Botërore. Por, përmbajtja e tij mund të ishte krejt ndryshe, zbulon një dokument i posahedhur në dritë prej një historiani që studion jetën e kryeministrit britanik të kohës së luftës, Winston Churchill
Më 5 mars 1946 në Fulton në Missouri, para një turme të madhe njerëzish, ku përfshihej edhe presidenti amerikan i kohës, Harry Truman, lideri britanik i kohës së luftës vuri në pah ndarjen e madhe politike që po krijohej në Evropë ndërmjet lindjes komuniste të dominuar nga Bashkimi Sovjetik dhe demokracive perëndimore. “Nga Stettini në Baltik deri në Triestë në Adriatik”, deklaronte bujshëm Churchilli, “një perde e hekurt ka rënë mbi kontinent”, shkruan "The Guardian", transmeton KOHA.
Dhe disa muaj para se ta mbante atë fjalim, burri që njihet botërisht si kryeministri më i madh o Britanisë së Madhe, fryma e të cilit është përdorur edhe nga aktivistët anti-BE, kishte menduar për fjalimin që do të promovonte vizionin e tij për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës.