Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Histori në foto - George W. Bush në Tiranë

Tiranë, 20 prill -Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton sot pritjen e presidentit të SHBA-së, George W. Bush më 10 qershor, 2007.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në faqen e saj Facebook, shprehet se #HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W. Bush më 10 qershor, 2007.

“Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.