Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hidhet poshtë padia ndaj Zaevit dhe Dimitrovit për Marrëveshjen e Prespës

Prokuroria e Maqedonisë Veriore hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Padia është dorëzuar më 14 shtator të vitit të kaluar dhe ka trajtuar disa vepra penale- shkelje të reputacionit të shtetit, tallje me popullin maqedonas dhe pjesëtarët e komuniteteve, tradhti e lartë, rrezikimi i pavarësisë, bashkim kundër veprimtarisë armiqësore, si dhe kryerja e pahijshme e shërbimit dhe autokracisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Padia penale është ngritur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë me Greqinë/AlsatM