Trafiku hekurudhor rrugor dhe ai i mallrave në Maqedonin e Veriut edhe sot është i ndërprerë, pasi që mekanikët janë të pakënaqur me pagat.
Ata kërkojnë rritje prej 30-40% të rrogës, që sipas tyre edhe u takon në bazë të marrëveshjes kolektive për punë shtesë dhe punës së kryer me numër të zvogëluar punëtorësh.
Për udhëheqësinë e ndërmarrjes, ndërprerja e transportit hekurudhor është i paligjshëm. Në një kumtesë ata dje deklaruan se në periudhën e kaluar janë zhvilluar një numër i madh i mbledhjeve me sindikatën të cilëve u është thënë se rritja e rrogës prej 30-40% për kualitet, janë jashtë mundësive financiare që i ka ndërmarrja.
Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski dje po ashtu apeloi punonjësit të vazhdojnë punën dhe tha se është i gatshëm për bisedime me stafin e punëtorëve.