Ekipi i princit Harry ka konfirmuar se ai do të udhëtojë drejt Londrës, për të takua babanë e tij, Mbretin Charles III, që u diagnostifikua me kancer. BBC-ja ka shkruar se nuk dihet kur do të mbërrijë, por ai do të niset nga Kalifornia “ditëve në vijim”.
Me të nuk do të udhëtojë bashkëshortja e tij, Meghan, por do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me dy fëmijët, Archie dhe Lilibet.
Vizita e Harryt thuhet se do t’i rrisë shpresat për një pajtim brenda familjes mbretërore, mes raporteve të trazuara të Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, me Mbretin Charles dhe princin William.
Mbreti Charles do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij zyrtar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende.
-
Takohen pas 19 muajsh mbreti Charles dhe princi Harry
-
Princi Harry dhe Meghan pritet të rikthehen sot në Britani
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore