Kandidatja për zëvendëspresidente e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka thënë se votuesit zezakë janë vendimtarë në mposhtjen e presidentit Donald Trump dhe zgjedhjen për president të Joe Biden.
Megjithatë kur ajo arriti në fushatë në Gjeorgjia të dielën, ajo tha se “nuk po i themi askujt se ata duhet të votojnë për ne” dhe se po punojnë “të fitojnë votën”.
Një pjesë e mirë e fushatës së saj gjatë kësaj kohe ishte e fokusuar tek votuesit afro-amerikanë dhe në shtetet me shumicë të popullsisë zezake.
E diela shënon udhëtimin e saj të dytë të fushatës në Atlanta, transmeton KOHA. Ajo do të udhëtojë në Pennsylvania të hënën.
Demokratët nuk i kanë fituar votat në Gjeorgji që nga viti 1992, ashtu si në Pennsylvania nga zgjedhjet e kaluara. Por, pjesëmarrja e zezakëve tani, mund të kthejë rezultatin në të dyja shtetet.
Harris tha se për demokratët është punë në vazhdimësi për t’u treguar votuesve zezakë se Shtëpia e Bardhë me Bidenin e kupton trajtimin joproporcional që kanë përjetuar zezakët e Amerikës nga pandemia COVID-19, raporton AP.