Innotrans, i konsideruar si panairi më i rëndësishëm i industrisë hekurudhore, u hap sot në Berlin, Gjermani.
Drejtori i panairit, Christian Goeke tha se 146 mostra do të shiheshin për herë të parë, gjatë shfaqjes që vazhdon deri më 21 shtator.
Më shumë se 3,000 ekspozues nga 61 vende do të ekspozojnë trena të rinj, disa prej të cilëve veprojnë pa një drejtues si dhe zgjidhje të shumta digjitale për fusha të tilla si mirëmbajtja e trenave, njohja e pengesave, informacioni i udhëtarëve dhe shitja e biletave.
Ministri gjerman i transportit Andreas Scheuer tha se hekurudha është ende e nevojshme për të menaxhuar nevojat në rritje të transportit.
Artikuj të ngjashëm
-
Grevë 48-orëshe në transportin publik në Gjermani, miliona udhëtarë të prekur
-
Kurti merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të industrisë e teknologjisë
-
Gjermania dhe Franca lëshojnë një tren me shpejtësi të lartë Berlin-Paris
-
Gjermania mbyll linjën më të ngarkuar hekurudhore, midis Frankfurtit dhe Manheimit
-
Shoferëve të trenave në Gjermani u shkurtohen orët e punës