Kancelarja gjermane Angela Merkel është e hapur mbi një demokratizim të vendimeve të marra në zonën euro, tha të martën në Berlin kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale franceze, Benoit Hamon.
Ai pas takimit me Merkel, propozon të zëvendësojë Eurogrupin, forumi i ministrave të Financave të eurozonës, me një asamble të re të përbërë nga deputetë të dalë nga Parlamentet kombëtare dhe nga Parlamenti Evropian.
“Kancelarja ma shprehu rezervat që ajo mund të kishte në aspektin juridik dhe mbi vështirësinë politike për të aplikuar një zgjidhje të tillë, por nuk e mbylli portën për diskutim që për mua është një pikë pozitive”, tha Hamon.
Artikuj të ngjashëm
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve
-
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE