Botë

Hamasi u bën thirrje kombeve arabe dhe myslimanëve të marrin pjesë në sulmin e madh të premten

Lëvizja e rezistencës palestineze, Hamas, i bëri thirrje popullit palestinez, kombeve arabe dhe myslimane dhe popujve të lirë të botës që të marrin pjesë në operacionin “Stuhia Al-Aksa” të premten.

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi u bëri thirrje të rinjve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem të dalin dhe të “sulmojnë forcat dhe kolonët izraelitë dhe të përleshen me ta kudo”, duke theksuar unitetin e të gjithë kombit.

Një thirrje iu dërgua njerëzve të Bregut Perëndimor që të mobilizohen dhe të mblidhen në Al-Aksa dhe të parandalojnë kolonët hebrenj që ta sulmojnë atë.

Haamasi u bëri thirrje masave arabe dhe islamike, si dhe palestinezëve nga diaspora, të marshojnë drejt kufijve të Palestinës në një numër të madh për të shprehur solidaritetin me Palestinën, Jerusalemin dhe Al-Aksan.

Së fundi, Hamasi bëri thirrje për të gjithë “popujt e lirë të botës” që të shprehin solidaritetin me popullin palestinez dhe të mbështesin kauzën e tyre të drejtë për liri, pavarësi, kthim dhe vetëvendosje.