Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi analizon propozimin e ri të armëpushimit në Gaza

Hamasi ka thënë të martën se do të analizojë një propozim të ri për armëpushim në luftën me Izraelin në Gaza, disa orë pasi komandot izraelite kanë vrarë tre militantë palestinezë në një bastisje brenda një spitali në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi të martën Reuters.

Bastisja ka vënë në pah rrezikun e përhapjes së luftës në Gaza edhe në fronte të tjera.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka njoftuar se grupi ka marrë një propozim armëpushimi të paraqitur pas bisedimeve në Paris. Ai ka thënë se do të studiojë planin dhe do të vizitojë Kajron për diskutime mbi të.

Siç është shprehur ai, prioritet për grupin militant palestinez është përfundimi i ofensivës izraelite dhe tërheqja e plotë e forcave izraelite nga Gaza.

Haniyehi nuk ka dhënë detaje për propozimin e armëpushimit.

Artikuj të ngjashëm