Grupi militant palestinez, Hamas, i ka ofruar Izraelit lirimin e disa pengjeve në këmbim të një armëpushimi.
Siç raporton BBC, bisedimet vazhduan për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza. Hamasi thuhet se ka ofruar lirimin e disa pengjeve nga 203 gjithsej në këmbim të një armëpushimi.
Izraeli deri më tani nuk ka rënë dakord me këtë ofertë.
Negociatat me ndërmjetësimin ndërkombëtar për lirimin e pengjeve janë duke vazhduar.
Nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga asnjëra palë për detajet e bisedës.
Edhe
Raportohet se Izraeli po e analizon propozimin e pranuar nga Hamasi për armëpushim
Është raportuar se Hamasi nuk i mban peng të gjithë, por se një numër i caktuar civilësh janë kapur nga grupe të tjera të armatosura militante.
Izraeli pretendon se mes pengjeve janë 20 fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamasi thotë se e pranon një propozim për armëpushim dhe lirim të pengjeve
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
-
Hamasi i gatshëm të lirojë 10 pengje si përgjigje ndaj propozimit amerikan për armëpushim
-
Hamasi i gatshëm për bisedime rreth fazës së dytë të armëpushimit