Një zyrtar i lartë i Hamasit, ka deklaruar se propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për armëpushim në Rripin e Gazës nuk përkon me kërkesat thelbësore të tij, ndonëse është shprehur se grupi militant do të vazhdojë ta studiojë propozimin, ka raportuar BBC.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar të enjten se Izraeli e “ka pranuar dhe mbështetur” planin e të dërguarit të posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe se ishte në pritje të përgjigjes formale nga ana e Hamasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat izraelite kishin cituar zyrtarë të lartë shtetërorë te kenë thënë se në kuadër të propozimit, Hamasi do të dorëzonte 10 pengje të gjalla dhe do të kthente trupat e pajetë të 18 pengjeve të tjera, respektivisht përgjatë dy fazave të marrëveshjes, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
Qeveria e Izraelit ende nuk ka komentuar në këtë drejtim, porse në disa media të enjten u raportua, se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë familjeve të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës se ai e ka pranuar planin e Witkoffit.