Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Hajdutët akrobatë” që përdorin Instagramin për të vjedhur të pasurit dhe të famshmit

Një grup hajdutësh në Milano i njohur si “hajdutët akrobat” monitorojnë faqet e Instagramit të njerëzve më të pasur të qytetit dhe atyre të famshmëve për të plaçkitur shtëpitë e tyre.

Grupi hulumton të famshmit përmes fotove të tyre në Instagram dhe vendet e etiketuar, për të ditur se ku jetojnë dhe kur do dalin nga shtëpitë, shkruan BBC.

Në pamjet të treguara nga oficerët shfaqen hajdutët që ngjisin shkallët në ndërtesën e apartamentit.

Viktimat e vjedhjes ishin udhëheqja televizive Diletta Leotta dhe futbollisti Achraf Hakimi.

Një i dyshuar ishte arrestuar në janar, dhe tre të tjerë këtë të mërkurë. Aty përfshihet edhe një 17-vjeçar i cili do dalë para gjykatës.

Vjedhja e parë kishte ndodhur më 6 qershor vitin e kaluar ku grupi kishte vjedhur rreth 150.000 euro vlerë nga Leotta, përfshirë këtu stoli, çanta të dizajnuara dhe ora Rolex.

Edhe Burgoset grupi kriminal në Paris që plaçkiste shtëpitë e personave të famshëm Botë Burgoset grupi kriminal në Paris që plaçkiste shtëpitë e personave të famshëm

Pas gjashtë muajve ata përdorën të njëjtën mënyrë që të hynin në shtëpinë e kunatës së Leotta-së, Eleonora Invardona.

Grupi quhet “hajdutët akrobat” shkaku i aftësive të tyre për tu ngjitur nga jashtë ndërtesave.