Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hahn kërkon sqarime nga Hungaria për azilin e Gruevskit

Euro komisari për zgjerim, Johanes Hahn, përmes profilit të tij në Twiter ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez Viktor Orban, lidhur me azilin e dhënë ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit.

Hahn kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.

“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm