Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ishte në Illinois në një tubim zgjedhor për t’i përkrahur kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.
Ajo i është bashkuar guvernatorit të këtij shteti, JB Pritzker, i cili nuk ka humbur rastin që të sulmonte me akuza ish-presidentin Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuvernatori e ka cilësuar ish-presidentin republikan si racist, ndërkaq Harris kandidatët republikanë i ka cilësuar si ekstremistë.
Zëvendëspresidentja ka thënë se sa më shumë demokratë që të kenë Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senat, do të jetë më e lehtë kalimi i ligjeve për financimin e familjeve, kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe ndalimin e armëve.
Ish-presidenti amerikan në javët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak se mijëra dokumente sekrete u gjetën në vilën e tij luksoze Mar-a-lago.
Ndërkaq, në javët e fundit ai ka marrë pjesë në disa fushata për ta forcuar edhe më shumë ambicien e tij që të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.